Privatësia
Kjo faqe (pos.eclipse-ks.net) prezanton softuerin Eclipse POS, produkt i Eclipse.
Çka mbledh kjo faqe
Asgjë. Faqja nuk përdor cookies, nuk ka analitikë, reklama ose gjurmues, dhe nuk ngarkon skedarë nga shërbime të jashtme. Fontet dhe imazhet shërbehen nga vetë faqja.
Formulari i demos
Formulari nuk dërgon të dhëna në asnjë server. Kur shtypni „Dërgo në WhatsApp“, shfletuesi hap WhatsApp me një mesazh të shkruar nga të dhënat që keni futur ju, dhe ju vendosni nëse e dërgoni. Mesazhi trajtohet sipas politikave të WhatsApp dhe nga ne si kontakt biznesi.
Të dhënat e bizneseve që përdorin Eclipse POS
- Të dhënat e një biznesi (produktet, shitjet, punëtorët) i përkasin biznesit. Ne i përpunojmë vetëm për ta ofruar shërbimin.
- Në instalimin lokal, të dhënat ruhen në kompjuterin e biznesit dhe nuk dërgohen te ne.
- Në versionin cloud, të dhënat ruhen në serverin e Eclipse POS, në një databazë të veçantë për çdo biznes.
- PIN-et ruhen vetëm të koduara. Çdo veprim i ndjeshëm regjistrohet për llogaridhënie.
Kontakt
Për çdo pyetje ose kërkesë për të dhënat tuaja: info@eclipse-ks.net ose +383 49 821 982.